Kryesore » 2012»Mars»23 » ‘Medicus’, Dik Marti mund të thirret si dëshmitar
9:03 PM
‘Medicus’, Dik Marti mund të thirret si dëshmitar
Dik Marti mund të thirret në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor për trafik organesh të njohur si rasti "Medicus”. Kërkesa është bërë sot nga prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, në seancën e sotme të procesit që po mbahet në Prishtinë. Ai ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dick Marty, raportues i Këshillit të Evropës."Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se Dik Marti mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori Ratel.Siç njofton Radio Evropa e Lirë, ndaj propozimit të prokurorit Ratel ka reaguar mbrojtja, e cila e ka kundërshtuar atë, duke thënë se nëse Dick Marty ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast, atëherë gjykimi do ta humbasë esencën e penales dhe do të shndërrohet në politik.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus