Kryesore » 2012 » Maj » 12 » Mediat maqedonase i japin ngjyrime fetare protestave të sotme
11:59 PM
Mediat maqedonase i japin ngjyrime fetare protestave të sotme
Mediat maqedonase sot sërish i kanë dhënë kahje fetare se sa etnike protestave të organizuara në Shkup, Tetovë dhe qytete tjera në Maqedoni.Dnevnik” raporton se mijëra besimtarë islam kryesisht të komunitetit shqiptar protestuan rrugëve të Shkupit dhe para qeverisë. Sipas gazetës, protestuesit e radikalizuar kanë tentuar që të hyjë në ambientet e qeverisë, mirëpo ato nuk janë lejuar nga policia. Gazeta ka nxjerrë edhe disa nga parullat fyese të protestuesve " Vdisni kaurë”, "Nikolla Terrorist”, "Ali çetnik” "Ali dhe Gruevski homoseksualë”, etj.Edhe televizioni pro qeveritar "Sitel” raportoi se mijëra mysliman protestuan para qeverisë me moton "Myslimanët nuk janë terroristë” si dhe thirrje tjera. Sipas "Sitel” edhe në Tetovë dhe Gostivar është protestuar me flamujt islam dhe thirrje islamike, por duke përmendur edhe shprehjen e revoltës kundër proceseve të montuara kundër shqiptarëve.Portale dhe faqe të ndryshme informative gjithashtu kanë dhënë në qendër të vëmendjes fotografitë e protestës, duke nxjerrë protestues me flamujt fetar si dhe thirrjet fetare. Gjithashtu ato kanë informuar se protestuesit ishin besimtarë islam, duke reaguar kundër arrestimeve të fundit lidhur vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus