Kryesore » 2011 » Nëntor » 3 » Me Thaçin u takova për veriun, jo për Qeverinë
2:01 PM
Me Thaçin u takova për veriun, jo për Qeverinë
AAK-ja nuk e ka ndërmend të hyjë në koalicionin qeverisës gjatë këtij mandati. Në një intervistë për �Tribuna Shqiptare�, Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se asnjëherë gjatë takimeve me kryeministrin Thaçi nuk është �rrahur� tema e hyrjes së AAK-së në Qeveri. Megjithatë, nuk e mohon një koalicion të mundshëm me PDK-në në mandatin e ardhshëm qeverisës. Ai nuk ia sheh për të madhe kryetarit të LDK- së, Isa Mustafa, i cili nuk pranoi kërkesën e AAK-së, për një koalicion| parazgjedhor vitin e kaluar, ndonëse thekson se po të arrihej një marrëveshje e tillë, Qeverinë nuk do ta drejtonte Hashim Thaçi. E kritikon Qeverinë për ndarjet buxhetore në draft-buxhetin e vitit 2012. Megjithatë, thekson se nëse plotësohen disa vërejtje të AAK-së në projektbuxhet, kjo parti do ta votojë atë. AAK-ja, sipas tij, do ta mbështesë Qeverinë edhe në të ardhmen sa i përket veriut, por kërkon nga ajo me shumë seriozitet në këtë drejtim. Thotë se AAK-ja është në vështirësi pa liderin e saj, Ramush Haradinaj, por shton se kanë arritur ta ruajnë stabilitetin. Për të, çdo ditë është pritje kthimi i Ramushit në Kosovë, për procesin e të cilit thotë se ka shkuar mirë dhe shumë shpejt pritet edhe finalizimi i tërësishëm i procesit gjyqësor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus