Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka deklaruar se ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ftohta me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.Sipas tij, asnjëherë nuk është zhvilluar ndonjë takim zyrtar mes tyre por edhe nëse janë takuar rastësisht, Kurteshi ka thënë se marrëdhëniet kanë qenë të ftohta. Kurteshi në KTV ka theksuar se ka përshtypjen që gjërat janë personalizuar.Ndryshe, Avokati i Popullit kishte reaguar për forcën e përdorur ndaj deputetëve dhe protestuesve të Vetëvendosjes nga Policia e Kosovës.Kurteshi ka theksuar se me drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin kanë marrëdhënie korrekte, raporton "Dukagjini".
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus