Organizata qytetare DORA e DREJTËSISË dënon ashper mbishkrimet me përmbajtje ofenduese mbi baza nacionale "vdekje shqiptarëve” në disa objekte në qytetin e Ohrit dhe në veçanti në muret dhe afërsi të xhamive.Ky akt është vazhdimësi e rasteve tjera qe po ndodhin në qytetin e Ohrin kundër marrëdhënieve të mira etnike dhe fetare. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë më vigjilente dhe rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen në Ohër dhe se autorët të nxiren para drejtësisë. Organizata qytetare DORA e DREJTËSISË është e interesuar se kush qëndron pas këtyre ngjarjeve të një pas njëshme dhe kujt i konvenon që në Ohër të prish bashkëjetesën etnike dhe fetare?!Ne me kujdes të veqant do të ndjekim situatën në të ardhmen këtu në Ohër dhe në të njejtën kohë lusim qytetarët e Ohrit që të mos bien pre e provokimeve qëllim keqe!
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus