Mbesa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrisë e brendshme të Greqisë, ceremonia fetare u bë në kishën e Shën Andreut në Patra në shtator të vitit 2008. Për këtë ngjarje që lidhet direkt me familjen e kryeministrit të Shqipërisë nuk ka shkruar asnjë gazetë kryesore greke, por vetëm një gazete dorë së dytë që më shumë në faqet e saja pasqyrohen lajme nga diaspora greke e Australisë. Gazeta ,,O KOSMOS,, e datës 17 shtator 2008 boton në faqen e saj fotografinë nga dasma e mbesës së Sali Berishës. Në këtë ceremoni mungojë vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si pasojë e ngarkesës së punëve, por në ceremoninë e dasmës dhe fetare ishte vajza e kryeministrit Argita Berisha-Malltezi bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi. Gjithashtu morën pjesë edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë si Bashkim Bektashi me gruan e tij Arjanën, biznesmeni Remzi Hoxha, përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO dhe kushërira Orlinda Malltezi, miq të çiftit të ri. Pas muzikës dhe ritit fetarë çifti u nis për muaj e mjaltit në Shqipëri.Fill pas kësaj krushqie Sali Berisha firmosi ,,dhurimin,, e detit Jon shqiptar Greqisë në marrëveshjen e Maj 2009 midis Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit grek Kosta Karamalisë. /ama news/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus