Kryesore » 2014 » Shkurt » 2 » Mashtrimi me fëmijën muxhahedin “që lufton në Siri”. Nuk është shqiptar
7:04 AM
Mashtrimi me fëmijën muxhahedin “që lufton në Siri”. Nuk është shqiptar

Siri- ‘Daily Mail’ në një artikull shoqëruar me një video shokuese tregon një fëmijë vetëm katër vjeç, që stërvitet në Siri e që sipas artikullit ai është bir i një xhihadisti shqiptar. Djali i vogël duke u stërvitur Por nga përkthimi i dialogut zbulohet se ky është një mashtrim, pasi fëmija vetë pohon se është nga Uzbekistani.Në video dëgjohet qartë thirrja: "Allahu Akber” e fëmijës para se të qëllojë. Fëmija shfaqet duke shtënë me kallashnikov.Sipas prestigjozes britanike videoja është postuar në You Tube dhe besohet se është e djalit të një shqiptari, një nga mijëra xhihadistët që luftojnë për organizatën terroriste Al-Kaeda në Sirinë e zhytur në luftë të përgjakshme.Ja dialogu mes personit dhe fëmijës që është fiksuar në video


-Burri: Paqja dhe shpetimi i Zotit qofte me ty


-Fëmija: Edhe mbi ty qoftë paqja dhe shpëtimi i zotit


-Burri: Si je biri im?


-Fëmija: Mirë, falë Zotit


-Burri: Ebu Bekir kush?(pra mbiemri)


-Fëmija: Ebu Bekir


-Fëmija: Bagdadi


-Burri: Mashallah, nga jeti Ebu bekir Bagdadi?


-Fëmija: Uzbekistan


Ky është dialogu i hedhir në këtë video, të cilën media britanike e ka prezantuar si djalin e nje xhihadisti shqiptar dhe që të tillë e kanë riprodhuar lajminedhe shumë media shqiptare.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus