Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Mark Krasniqi u nderua me çimimin "Ora e Presidentit"
10:08 PM
Mark Krasniqi u nderua me çimimin "Ora e Presidentit"
Akademik Mark Krasniqi është nderuar sot nga Dega e LDK‑së në Gjermani me çmimin simbolik "Ora e Presidentit", me rastin e 24 majit - Ditës së Presidenit.Gjatë një ceremonie në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, Kryetari i LDK‑së Isa Mustafa ia dhuroj ‘’Orën e Presidentit”në emër të degës së LDK-s në Gjermani akademik Mark Krasniqit.Kryetari Isa Mustafa tha: se po nderohen njerëz të rëndësishëm, figura të fuqishme intelektuale, politike, atdhetare, politike të Kosovës, siç është edhe akademik Mark Krasniqi.Ai kujtoi se Mark Krasniqi ka qenë profesor i tij, prej të cilit ka mësuar shumë. "Mark Krasniqi ka qenë një prej miqve më të afërt të Presidentit Rugova, bashkudhëtar i tij i gjatë në kohë më të vështira, përjetimin e sfidave më të ashpëra të Kosovës. Konsideroj se me meritë të plotë po i ndahet ky çmim, një dhuratë simbolike që tregon një përkushtim që e ka LDK dhe ne si pasarëdhës të prsidentit Rugova për gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë ata që kanë kontribuar dhe i kanë dhënë hov zhvillimi të demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës", theksoi kreu i LDK-së Isa Mustafa. Nga ana e tij, akademik Mark Krasniqi falënderoi degën e LDK‑së në Gjermani për ndarjen këtij çmimi. Këtë mirënjohje, tha ai, çmon më tepër sesa shumë mirënjohje të tjera që i janë dhënë. "Ibrahim Rugova ka qenë një njeri i pastër si biluri, andaj unë jam lidhur me të sepse ideali i tij ka qenë ideali që unë kam pasur në zemër si fëmijë, bën të ditur komunikata.
Ai ka qenë atdhetar pa kurrfarë ideologjie tjetër që do të shkonte ndesh me atdhetarizmin e tij", theksoi akad. Krasniqi.Në emër të degës, Muharrem Gashi tha se Dega e LDK në Gjermani, duke njohur, respektuar dhe nderuar përkushtimin atdhetar, shkencor e human të akademik Mark Krasniqit, si dhe duke përfillur dëshirën e anëtarësisë së LDK‑së, që simbolikisht titullohet "Ora e Presidentit", pa mëdyshje ka bërë zgjedhjen e duhur. Ky çmim, shtoi ai, është edhe një rast për të kujtuar themeluesin dhe ideatorin e tij, Abedin Gashin, i cili gjendet në amshim. Akademik Mark Krasniqi si një bashkëpunëtor besnik dhe krah i djathtë i presidentit Rugova, jo vetëm se i qëndroi pranë, por edhe mbështeti prijësin historik të shqiptarëve të Kosovës në momentet më delikate të historisë dhe lëvizjes për liri e pavarësi, e demokraci nën emblemën e LDK‑së, tha Gashi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus