Kryesore » 2011»Maj»20 » Maqedonia në ofertat e agjencive turistike çeke
5:19 PM
Maqedonia në ofertat e agjencive turistike çeke
Pasi që agjencia më e vjetër dhe më me emër turistike çeke "Çedok" dhe tur-operatori "Alpinetour" e promovoi Maqedoninë si destinacion të pazbuluar duke ofruar aranzhime shtatëditore, një numër sa vjen dhe më të madh të agjencive tursitike në axhendat e tyre i ofron bukuritë e Maqedonisë. Nën titullin "Maqedoni -Mali i Sharrit, Korabi dhe majat e tjera malore" agjencia tursitike "Poznani" turistëve çekë i ofron mundësi të shkëlqyer për turizëm malor.
Një aranzhim dymbëdhjetëditor përfshin njohjen e kryeqytetit të maqedonisë përmes vizitave të organizuara në Kalanë e Mesjetës Kale, Xhamia Mustafa-Pasha, Ura e gurit dhe tregu më i madh "Bit pazar" dhe qëndrimin në kamp me tenda nën malin e Sharrit.
Ofrohet mundësi për ngjitjen e disa majave malore, vizitë e kullotave malore dhe fshatiti Lukovë si dhe malin e Korabit që paraqet kufi natyrore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Operatori çek tursitëve vendorë i ofron vizitë të Liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të vjetra që siç thuhet është i rrethuar me male dhe me një natyrë të mahnitshme.
Gjithashtu turistët do të kenë mundësi që të vizitojnë edhe Parkun kombëtar Galuçicë, malin Baba dhe majën Pelister si dhe Kullat e Markos në Prilep me kamping në manastirin në afërsi të Negotinës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus