Kryesore » 2012 » Mars » 12 » Maqedoni: Video kërcënuese për shqiptarët myslimanë (+VIDEO)
2:35 PM
Maqedoni: Video kërcënuese për shqiptarët myslimanë (+VIDEO)
"Hristijanska organizacija” ose "Organizata e Krishtere”, ka prezantuar një video të cilën e ka shpërndarë në internet dhe fton maqedonasit joshqiptarë që "të zhduken” shqiptarët myslimanë, raporton agjencia e lajmeve NOA.Para se të djegin flamurin, me në sfond një këngë të afërt me ato liturgjike, maskat kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni dhe në përgjithësi ku jetojnë shqipfolësit, duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.Video shoqërohet me titra në anglisht dhe pasohet me djegien e flamurit shqiptar nga personat e maskuar të cilët në një pjesë të pamjeve shoqërohen dhe me vijë melodike. Kurse kur flasin me kërcënime ndaj shqiptarëve, personat e maskuar e kanë zërin të kamufluar mesa duket që të mos mundësohet identifikimi i tyre jo vetëm nga pamja por edhe nga zëri."Mos provoni të digjni tempujt e shenjtë të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, thonë në mesazhin e tyre këta racistë të maskuar në mesazhin filmik që ka përcjellë Organizata e Krishtere në Maqedoni.Video është publikuar pardje më 10 mars nga ajo që vetëquhet "Hristijanska organizacija” dhe në anglisht "Christian Organization”.Nuk dihet nëse do të ketë reagim nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme, kurse ka heshtje nga qeveria e FYROM në Shkup.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus