Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Maqedoni, injorohet në masë të madhe gjuha shqipe
4:19 PM
Maqedoni, injorohet në masë të madhe gjuha shqipe
Në zyrën për informim të Komunës së Tetovës thonë se ata janë të pafuqishëm për të parandaluar këtë dukuri të injorimit të gjuhës shqipe, pikërisht për shkak të mungesës së masave ndëshkimore në ligjin për gjuhët. Përkundër ligjit i cili thotë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në ato komuna ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind e popullatës, nëpër lokalet e ndërmarrjet private dhe ndërtesat e institucionet publike gjuha shqipe shumë vështirë apo gati aspak të depërtojë në mbishkrimet e tyre. Shembulli më drastik është në Tetovë, përndryshe komuna me më së shumti me popullatë shqiptare në Maqedoni, shkruan Zhurnal. Ligji për zbatimin e gjuhëve, i marrë nga Parlamenti qysh para tre viteve (2008) nuk po respektohet jo vetëm nga maqedonasit, por as edhe nga vet shqiptarët në këtë komunë. Kjo mund të shihet qartë edhe në mbishkrimet e pjesës më të madhe në mbishkrimet e ndërmarrjeve private e publike si dhe institucioneve në Tetovë duke përfshirë objekte të ndryshme afariste, kafitëritë, dyqanet të cilat mbajnë mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase. Asnjë pikë respekti ndaj gjuhës shqipe nuk ka dhe kjo për çudi edhe nga vetë shqiptarët të cilët anashkalojnë gjuhën e tyre. Ky fenomen i çuditshëm daton që më herët dhe nuk është risi. Dhe përderisa është vështirë që të kërkohet përgjegjësi etike dhe morale për këtë fenomen të mbrapshtë, vetëm hyrja në fuqi e masave ndëshkimore do të mund të ndryshonte situatën. Aktualisht ligji për respektimin e gjuhëve, nuk parasheh një ndëshkim të këtillë. Kjo bënë që ligji të jetë gjysmak dhe për pasojë nëpër Tetovë dhe jo vetëm nëpër Tetovë, mbishkrimet nëpër objekte vazhdojnë të jenë në numrin më të madh të tyre vetëm në maqedonisht. 

Në zyrën për informim të Komunës së Tetovës thonë se ata janë të pafuqishëm për të parandaluar këtë dukuri të injorimit të gjuhës shqipe, pikërisht për shkak të mungesës së masave ndëshkimore në ligjin për gjuhët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus