Partia Demokratike e Maqedonasve është partia e parë e politike e maqedonasve në Kosovë. Lajmi për formimin e kësaj partie është dhënë nga kryetari i Lidhjes së Maqedonasve të konfeksionit islam Ismail Bojda për gazetën "Utrinski Vesnik”. Sipas tij në janar të 2012-ës pritet që institucionet përkatëse të bëjnë edhe zyrtarizimin e partisë dhe Partia Demokratike Maqedonase të fillojë aktivitetin e saj në Kosovë."Prishtina zyrtare ka pranuar pakicën kroate e cila numëron 400 persona në Kosovë, atë malazeze 550 dhe presim të njëjtën të bëjë edhe me Partinë maqedonase komunitet i cili numëron rreth 3.000 persona kryesisht në kufirin Kosovë-Maqedoni” ka theksuar Bojda.Ismail Bojda shpreson që partia e re të fitojë të paktën një mandat në parlamentin e Kosovës ndërsa testin e parë politik do të ketë gjatë zgjedhjeve presidenciale gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus