Shumica e zyrtarëve të Degës së PDK-së në Malishevë të premten kanë hezituar t’i komentojnë publikisht bisedat telefonike të krerëve të kësaj partie që u bënë publike një ditë më parë, por kishte edhe nga ta që nuk fshehën dëshpërimin nga ajo që kishin dëgjuar me veshët e tyre. Kryesuesi i KK të Malishevës dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së, Ragip Begaj është shprehur i indinjuar dhe i fyer nga përmbajtja e bisedave telefonike të transmetuara tashmë në media mes kryeministrit Hashim Thaçi, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut e zyrtarëve të tjerë të PDK-së. "Malisheva i ka 14 mijë anëtarë të PDK-së, pjesa dërmuese e të cilëve janë familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe veteranë të luftës së lavdishme të UÇK-së”, ka përkujtuar ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus