Kryesore » 2012 » Korrik » 6 » Mal i Zi cakton kufirin pa e pyetur Kosovën
1:11 PM
Mal i Zi cakton kufirin pa e pyetur Kosovën
Ka kohë prej se qeveria është zotuar ta përfundojë procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Por para pak ditësh institucionet malaziase kanë vendosur shenja të reja në vijën kufitare me Kosovën e që pretendohet të jenë rreth 6km brenda territorit të Kosovës, njofton KTV.Caktimi i kufirit nga ana e Malit të Zi është bërë pa u pyetur Kosova. Kjo ka irrituar tej mase kosovarët që jetojnë në brezin kufitar me Malin e Zi si dhe të atyre që kanë prona në pjesën neutrale. Përcaktimi i vijës kufitare ndërmjet dy vendeve ishte paraparë të bëhej në fillim të shtatorit. Të dy vendet parimisht më herët ishin marrë vesh që vija kufitare të jetë ajo e përcaktuar në vitin 1974.Kosova me Malin e Zi ka vijë kufitare në gjatësi 80 kilometra. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus