Asnjë nga zyrtarët e Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së nuk ka dhënë komente lidhur me skandalin e përgjimeve dhe sharjeve në adresë të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Mirëpo ka folur dje vetëm kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku, i cili për Express ka thënë se nuk ka ndërmend të kërkojë falje dhe ti plotësoj dëshirën dikujt. "Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”, ka thënë Lushtaku të premten për Express. Gazeta është munduar që gjatë gjithë ditës ta kontaktojë edhe Adem Grabovcin, por diçka e tillë ishte e pamundur.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjithashtu ka qenë protagonisti i telefonatave, duke përdorur terminologji fyese ndaj bashkëpartiakëve të tij. Skandali i përgjimeve ka përfshirë reagime të mëdha në skenën politike, ndërsa EULEX ka pranuar se ka kryer përgjimet për nevojat e hetimeve lidhur me një çështje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus