Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka ardhur për vizitë në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku. Bëhet e ditur se gjatë takimeve që Lunaçek do të zhvillojë me drejtuesit e institucioneve të Kosovës për temë diskutimi do të jetë çështja e liberalizimit të vizave. Në një vizitë të mëhershme të sajën, zonja Lunaçek pati shprehur skepticizmin e saj me pritjet e kosovarëve se hyrja në bisedime me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës hyrjen në listën e bardhë Shengen.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus