Kryesore » 2012»Dhjetor»3 » Lumezi: EULEX-i e mbrojtja fajtorë për publikimin e përgjimeve
2:28 PM
Lumezi: EULEX-i e mbrojtja fajtorë për publikimin e përgjimeve
Fajin për publikimin e bisedave private mes zyrtarëve të PDK-së nuk e ka vetëm mbrojtja e të akuzuarve në Ministrinë e Transportit. Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut, Aleksandër Lumezi, fajin për këtë skandal ua hedh të dyja palëve, edhe EULEX-it edhe avokatëve. Sipas tij, ky mision nuk është dashur t’ia japë mbrojtjes incizimet e plota, derisa mbrojtja është dashur të mos ua japë të akuzuarve materialet.Krejt faji për publikim të telefonatave mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës bie mbi avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Ministrinë e Transportit.E përveç tyre, një pjesë jo fortë e vogël e fajit e ka edhe vetë misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Është pala mbrojtëse ajo që nuk është dashur t’ua japë klientëve të saj këto materiale, derisa palës mbrojtëse EULEX është dashur t’ia dorëzojë përgjimet në formë të minimizuar (të prerë). Prandaj edhe është shkaktuar skandali i para tri ditësh.
Derisa EULEX krejt fajin për publikimit e bisedave telefonike mes Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut ua hedh avokatëve të të akuzuarve për aferën korruptive në Ministrinë e Transportit, kryeprokurori i Qarkut e thotë të kundërtën.
Lumezi ka sqaruar "Express "se fajin për këtë skandal, siç e quan ai, e kanë të dyja palët, e jo vetëm mbrojtja.
"Përgjimet, të cilat nuk janë në dobi të palës mbrojtëse, është dashur që mos t’u jepen atyre”, ka thënë Lumezi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus