Kryesore » 2011»Tetor»26 » Luksemburgu: Serbia duhet ta njohë Kosovën patjetër
3:28 PM
Luksemburgu: Serbia duhet ta njohë Kosovën patjetër
Serbia në një moment patjetër duhet të njohë Kosovën nëse do që të hyjë në BE, është shprehur ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Luksemburgut, Zhan Aselborn."Me siguri do të nevojiten negociatat para njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e Serbisë, por mendoj se me kohë, do të jetë e domosdoshme që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur shefi diplomacisë së Luksembergut në intervsistë për të përditshmen e Beogradit "Veçernje novosti”.Në konstatimin se për Serbinë mbetet edhe një kusht për fillimin e negociatave që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Aselborn shpjegoi se kjo do të thotë që nën kujdesin e Bashkimit Evropian, "shumë çështje duhet të hapen në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, para se të vendoset për negociatat me BE-në”. Sipas tij, është e domosdoshme që të ringjallen marrëdhëniet ndërmet fqinjve për faktin se nevojitet stabilitet në rajonin e Ballkanit."Shpresoj që procesi i normalizimit, i cili ka nisur nën kujdesin e BE-së mund të fillojë procesin e pajtimit në mes të popujve. Qasja pragmatike më duket më e përshtatshmja”, theksoi Aselborn.Luksemburgu ka qëndrim specifik ndaj çështjes serbe dhe mbështet fuqishëm integrimet evropiane të Serbisë, por kur bëhet fjalë për Kosovën, flet i pari për atë që disa anëtare shumë të mëdha dhe të fuqishme aktualisht fshehin prapa mesazheve dykuptimore.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus