Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar. "Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, ka deklaruar për "Kohën Ditore”, kryetari Musliu.
Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.
Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë - Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës "Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus