Kryesore » 2012 » Mars » 19 » Lugina e Preshevës kërkon autonomi politike
3:18 PM
Lugina e Preshevës kërkon autonomi politike
Kreu i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi kërkon ndihmën e Prishtinës dhe TiranësKryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet në korrelacion me atë të serbëve të veriut, dhe për këtë çështje ai kërkon ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës.Nëse ndërmjet shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës, krijohen standarde të dyfishta, Kamberi thotë se konfliktet dhe trazirat në Ballkan nuk do të përfundojnë kurrë."Ne mendojmë se vlerat e caktuara të Planit të Ahtisari-t të cilat paraqesin standarde më të larta se ato që i ka Këshilli i Evropës, sa u përket të drejtave të komuniteteve, duhet të jenë të respektueshme edhe në Luginë të Preshevës”, thotë Kamberi.Kryetari i Bujanocit dhe ish-anëtari i grupit negociator gjatë konfliktit në Luginë e ndien veten të izoluar nga marrëveshjet e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus