Kryesore » 2012»Dhjetor»28 » Lufta kundër krimit të organizuar, Rexhepi vlerëson punën e policisë
2:43 PM
Lufta kundër krimit të organizuar, Rexhepi vlerëson punën e policisë
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka vlerësuar sot punën e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e gradimit të 16 zyrtarëve policorë më gradën nënkolonel, ministri u shpreh se në te ardhmen nuk do të këtë barriera të avancimit të zyrtarëve policorë."Një sukses i veçantë është arritur në fushën e luftimit të krimit të organizuar. Përkrahja e ministrisë në këtë fushë ka qenë e vazhdueshme dhe si rezultat ne kemi miratuar edhe strategjitë kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik, dhe terrorizmit. Angazhimi juaj dhe koordinimi me mekanizmat shtetëror kanë treguar rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe shumë shtete i’u kanë lakmi”, tha Rexhepi. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni u shpreh se Policia e Kosovës është model në rajon.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus