Kryesore » 2012 » Prill » 5 » Londra mbështet Ahtisaarin pa emër për veriun
11:47 AM
Londra mbështet Ahtisaarin pa emër për veriun
Vendeve që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, por që po kërkojnë adresim të çështjes së veriut i është bashkuar edhe Britania e Madhe. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, në një bisedë për "Kohën Ditore”, ka thënë se mbështet zgjidhjen e problemit të veriut nëpërmjet një aranzhimi që do të ishte Pakoja e Ahtisaarit, por që nuk do ta kishte këtë emër. I pyetur se a do të duhej që Qeveria e Kosovës të insistonte në zbatimin e Pakos së Ahtisaarit, pa u zgjeruar në aranzhime të tjera, ambasadori ka thënë se emri "Ahtisaari”, nuk duhet përdorur. 
"Po, por ndoshta pa e përdorur emërtimin `Ahtisaari`”, ka thënë Cliff.

Plani i ish-kryenegociatorit për statusin e Kosovës, krahas pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën parasheh edhe krijimin e disa komunave me shumicë të qytetarëve serbë të Kosovës. Komunave u janë zgjeruar kompetencat në mënyrë që këta qytetarë të mund të vetëqeverisen. Katër vite pas pavarësisë, pakoja është zbatuar në lokalitetet me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, por për serbët e veriut ka mbetur e papranueshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus