Kryesore » 2012 » Dhjetor » 20 » Lista misterioze e Memlit synon manipulimin e Kuvendit të PDK-së në Prishtinë
1:38 PM
Lista misterioze e Memlit synon manipulimin e Kuvendit të PDK-së në Prishtinë
Gara për të marrë kreun e Partisë Demokratike të Kosovës në Degën e kryeqytetit, Prishtinë, ka hyrë në një fazë të nxehtë.Emri i shumëpërfolur se do të marrë kreun e kësaj dege, ministri aktual i Kulturës, Memli Krasniqi, mbrëmë në orët e vona është parë nga bashkëpunëtorët tanë të jetë përfshirë në një tendencë manipulim me vullnetin e zgjedhësve.Në prag të takimit të Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prishtinë, që do të mbahet sot, dhe do të vendosë për kreun e kësaj dege, ministri Krasniqi ka shpërndarë një listë së cilës i prinë vetë ai, për të ndikuar të delegatët e kësaj dege që të votojnë për emrat e preferuar nga ai.
I dyti në këtë listë është ministri i Bujqësisë dhe miku i ngushtë i Memli Krasniqit, Blerand Stavileci, pas të cilit janë renditur edhe shumë emra të tjerë të preferuar të Memlit.Portali e përcjellë të bashkëngjitur faksmilin misterioze që po qarkullon qysh mbrëmë në qarqet e kësaj partie në Prishtinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus