Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Lirohet polici serb për krime në Kosovë
5:36 PM
Lirohet polici serb për krime në Kosovë
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Nish të Serbisë për lirimin e policit Milosh Simonoviq dhe rezervistit Dragisha Markoviq është cilësuar si jo i drejtë dhe jo i rregullt nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Serbi.Sipas FDH-së, me anë të këtij vendimi të Gjykatës së Apelit është vënë në pikëpyetje gatishmëria e gjyqësorit në Serbi për t'i proceduar rastet në të cilat policët e këtij shteti janë të dyshuar për krime lufte. Më tej FDH ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i drejtë as për të akuzuarin, por as për viktimën. Po ashtu, FDH është ankuar për kohëzgjatjen e gjykimit prej 5 vjetësh dhe se Gjykata e Apelit ka toleruar mosardhjen e të akuzuarve në seancën e fundit, me arsyetimin se organet e gjyqësisë janë vonuar me njoftimin e të akuzuarve për datën e mbajtës së seancës. Dy pjesëtarët e MUP-it serb, Milosh Simonoviq dhe Dragisha Markoviq, janë akuzuar për shkak se me 5.09.1999 kanë vrarë një anëtar të familjes Emini në Prishtinë dhe kanë torturuar bashkëshorten e viktimës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus