Kryesore » 2012»Prill»2 » Lirohen 2 policët kosovarë, serbët i dorëzojnë tek EULEX
3:26 PM
Lirohen 2 policët kosovarë, serbët i dorëzojnë tek EULEX
Dy policët e Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, të rrëmbyer të shtunën në brezin kufitar me Serbinë nga xhandarmëria serbe, janë liruar të hënën nga paraburgimi. Ata i janë dorëzuar EULEX-it dhe janë rikthyer në Kosovë me një automjet të misionit europian per sundimin e ligjit.Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi tha se policët janë liruar pas ndërhyrjes së BE dhe shefi të misionit EULEX-it, Ksavjer De Marnak. Hetimet për rrethanat e arrestimit të dy policëve të Kosovës do të vazhdojnë, por raporti final ka pak gjasa të bëhet publik, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.Ai nuk ka dhënë as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus