Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Limaj: Thaçi s’ka më fuqi
10:17 PM
Limaj: Thaçi s’ka më fuqi
Fatmir Limaj, nënkryetar i Partisë Demokratike, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish komandat i UÇK-së, dhe po ashtu doli i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për korrupsion si ish ministër i Transporti, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë.Në emisionin Debat të RTK-së, deputeti Limaj ka dhënë lëvdata dhe akuza për punën e qeverinë që udhëhiqet nga partia e tij, në veçanti politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, por edhe luftën selektive ndaj korrupsionit, që nuk do të jep rezultat derisa nuk angazhohen të gjithë mekanizmat në luftimin e kësaj dukurie të keqe dhe shumë të dëmshme për Kosovën. Ai ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi me koalicionin që ka bërë nuk ka fuqi të çojë proceset përpara.

Duke folur për proceset gjyqësore ndaj tij, Limaj ka thënë se është bërë një ‘luftë shtrigash’ me qëllim të fitimit të poenave politikë të dikujt që ka interes të realizojë agjendën e tij të politikës ditore. Ai ka thënë se në këtë intervistë nuk do të përmend emra, për shkak se siç ka thënë ai me shaka ‘është si intervistë jubilare’, jo se nuk do të flasë në një moment të caktuar për veprimet spektakolare që në emër të drejtësisë janë bërë ndaj tij.

"E para, nuk kam çfarë të flasë për akuzat që më janë bërë për krime lufte, sepse ka folur drejtësia. E kam thënë që lufta çlirimtare ka qenë e pastër dhe jam krenar që isha pjesë e saj. E dyta, sa i përket akuzave për korrupsion, kam thënë se nuk është keqpërdorur asnjë cent, dhe tashmë ka kaluar afati ligjor dhe drejtësia nuk ka gjetur asnjë shkelje”, ka thënë Limaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus