Trupi gjykues në rastin "Kleçka”, para pak çastesh i ka shpallur të pa fajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzoheshin ish-luftëtarët e UÇK-së, deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi. Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti "Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese, njofton KosovaPress.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus