Gjykata Kushtetuese thotë se deputetët nuk kanë imunitet jashtë fushëveprimit dhe se mund edhe të arrestohen. Vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese – pas kërkesë së Qeverisë së Kosovës për analizimin e imunitetit të deputetëve – ndër të tjera thotë se "deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre”. "Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”, thuhet në vendim, transmeton "IndeksOnline”. Çdo organ/institucion i ndjekjes penale që është duke kryer ndjekjen penale të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale... ka të drejtë të kërkojë nga Kuvendi që t’ia heqë imunitetin një deputeti. "Ky organ/institucion është i autorizuar ta arrestojë apo ndalojë deputetin edhe pa vendim të Kuvendit gjatë kohës që deputeti nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus