Dështim i madh është quajtur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në rastin Haradinaj, në debatin për procesin e Ramush Haradinajt në emisionin e së martës "Rubikon”. Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se rreth 7 vjet po bëhen që nga akuza e Haradinajt. Sipas tij këto vite nuk janë fer për një lëndë të trajtuar edhe më parë. Ndërkaq, Fatmir Limaj nga PDK, ka thënë se në këtë çështje me Hagën po përzihet politika.
"Duhet të ndihmohet Haradinaj që të dalë e vërteta dhe kjo ndihmë për Haradinajn është edhe interes i Kosovës”, është shprehur Limaj, raporton Indeksonline.
Ndërsa Rexhep Selimi nga "Vetëvendosja” ka thënë se Ramush Haradinajt i është marrë një pjesë e pakompensueshme e jetës së tij. Këtë gjendje, avokati Arianit Koci, e ka quajtur situatë të re juridike, por që, sipas tij, epilogu do të jetë në favor të pafajësisë së Ramush Haradinajt.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus