Kryesore » 2011»Tetor»10 » Limaj ka vazhduar të jap dëshmi për rastin e MTPT-së
4:01 PM
Limaj ka vazhduar të jap dëshmi për rastin e MTPT-së
Ish-ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i cili njëherit është nënkryetar i PDK-së dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, të hënën ka vazhduar dhënien e dëshmisë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, lidhur me akuzat e ngritura nga EULEX-i ndaj tij dhe tre personave tjerë për keqpërdorimet e mundshme në disa tenderë të dhënë nga MTPT-ja. Limaj, i cili gjendet në arrest shtëpiak për një muaj, pasi Gjykata e Qarkut ka marr këtë vendim për rastin "Kleçka” dhe i cili është në mbikëqyrje të Policisë së EULEX-it, në Prokurorinë Speciale ka ardhur me një veturë private, duke dhënë dëshmi për rreth 4 orë para prokurorit gjerman i EULEX-it, Johannes Picker dhe më pas është larguar po me njëjtën veturë. Pas dhënies së dëshmisë së bashku me Limajn, është larguar edhe avokati i tij mbrojtës, Tahir Rrecaj, i cili nuk ka dashur të flas për media. Por i kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Kosovapress, Rrecaj nuk ka dashur të flas rreth seancës së sotme, duke thënë se do të mbetet të shihet të mërkurën kur pritet të jepet dëshmia prapë para Prokurorisë Speciale. "Për sot ka përfunduar, vazhdon për të mërkurën në ora 10.00, asgjë nuk mund të ju ofroj më shumë, vetëm së është marr në pyetje nga ana e prokurorëve dhe ditën e mërkurë të shohim më tutje”, ka thënë Rrecaj.
Më 22 prill të vitit të kaluar, policia e EULEX-it kishte kryer bastisje në zyrat e MTPT-së dhe në shtëpitë e familjes Limaj, si pjesë e hetimeve të dyshimeve për keqpërdorime në disa tenderë në MTPT.
Ky është rasti i dytë në të cilën Limaj duhet të përballet me prokurorët, ndërkohë që rasti tjetër ndaj tij ndërlidhet me një hetim të ngritur po ashtu nga EULEX-i në rastin e njohur si "Kleçka”, ku Limaj dhe nëntë ish-luftëtarë tjerë të UÇK-së dyshohen për kinse krime lufte
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus