Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Limaj bojkoton seancën për "Kleçkën"
9:49 PM
Limaj bojkoton seancën për "Kleçkën"
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka paralajmëruar se do ta bojkotoj seancën e të hënës për rastin "Kleçka". Në këtë ditë është paralajajmëruar të nis procesi i gjykimit të ish luftëtarëve të UCK-së nga ana e EULEX-it, ku i dyshuar është deputeti Fatmir Limaj.
Tom Gashi, avokati i Fatmir Limaj i ka thënë Klan Kosovës se "Limaj nuk do të paraqitet të hënën në gjykatë pasi ai nuk ishte në paraburgim dhe nuk kishte të shqiptuar ndonjë masë tjetër". EULEX-i pati arrestuar 9 ish luftëtarë në mars të këtij viti, ndërsa Limaj u mbrojt nga imuniteti prej deputeti. Ata dyshohen për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kleçkë të Malishevës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus