Kryesore » 2011 » Tetor » 20 » Libri i Mekshejnit, thirrje për mbështetjen e Kosovës evropiane
2:34 PM
Libri i Mekshejnit, thirrje për mbështetjen e Kosovës evropiane
Në Londër është promovuar libri i Ish Ministrit britanik për Evropë, Denis Mekshejn me titullin "Why Kosovo Still Matters", ku ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Duke folur për librin, Hoxhaj ka vlerësuar lart mjeshtërinë e pakrahasueshme të Denis Mekshejn për të përshkruar situata të ndryshme në Kosovë. "Librin e shoh si një thirrje të hapur për politikanët që të vazhdojnë angazhimin për një të ardhme Evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit", ka thënë Hoxhaj dhe ka falënderuar autorin Mekshejn për mbështetjen në konsolidimin shtetëror të Republikës së Kosovës. "Denis, ky libër është shkruar në kohë vendimtare për Kosovën, por edhe për Ballkanin. Në vitin 1991, kur filloi shpërbërja e ish Jugosllavisë, kosovarët kishin tri ëndrra: Liri, Paqe dhe Pavarësi. Njëzet vjet më vonë, ne jemi mbledhur në këtë shtëpi të madhe të demokracisë, dhe Kosova është e pavarur, e lirë dhe paqësore. 2011 ta do të hyjë në histori si viti i Kosovës Evropiane. Aspirata kryesore që ne sot kemi është integrimi evropian dhe që t'i bashkohemi familjes së madhe të kombeve", ka thënë Hoxhaj, para shumë diplomatëve, deputetëve dhe gazetarëve të pranishëm në këtë promovim.

Ministri Hoxhaj gjatë fjalimit të tij, ka thënë po ashtu se Serbia duhet të ndalojë të sillet si komb dominues në Ballkan. "Është koha e fundit që Serbia të ndalojë politikën e saj - kundërshtimi pa kufij", ka shtuar Hoxhaj.

Në librin e tij, Mekshejn rrëfen ngjarjet e tmerrshme që ndikuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, urrejtjen ndëretnike, etj.

Ndërkaq, sot Ministri Hoxhaj gjatë vizitës në Londër, do të pritet në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Uiliem Hejg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus