Kryesore » 2012 » Maj » 18 » “Lëvizja e lirisë” merr përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë në Dobrosin (+FOTO DOKUMENTI)
4:21 PM
“Lëvizja e lirisë” merr përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë në Dobrosin (+FOTO DOKUMENTI)
Organizata e quajtur "Lëvizja e lirisë” e ka marrë përsipër sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për media. "Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditjen e postës policore, e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Operacionin e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, të Lëvizje së Lirisë. Efektivët, që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë. Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët, që u përdorën ishin: pushkë automatike, pushkëmitrolozë dhe kalibra të mëdhenj. Njësia Operative, raporton se aksionin e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë”, thuhet në njoftimin e organizatës me emrin "Lëvizja e Lirisë” arritur sot në redaksinë e gazetës sonë.Komunikata mban logon "LËVIZA E LIRISË”, datën si dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e "Lëvizjes së Lirisë”.Për më shumë mund ta shihni në faksimilin më poshtë:

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus