Radio Televizioni i Kosovës vazhdon ta bëjë zëdhënësin e
Kryeministrit, të Qeverisë dhe të PDK-së, duke shkelur normat e një
televizioni publik, thuhet në një komunikatë për shtyp të Lidhjes
Demokratike të Kosovës."RTK-ja në edicionet qendrore të
lajmeve vijon të konstruktojë informacionin që ka të bëjë me Lidhjen
Demokratike të Kosovës edhe atëherë kur bëhet fjalë për komunikatat që
lëshon vetë LDK-ja”.Reagimi i LDK-së ka të bëjë me edicionin qendror të lajmeve, kur u
dha njoftimi se LDK-ja ka shpallur zgjedhjet në Degën e Vitisë dhe se ka
autorizuar Forumin e Rinisë që të shpallë zgjedhjet."Duke iu referuar një mediumi privat, konstruktoi një debat për tema
që nuk kanë të bëjnë me komunikatën e djeshme të LDK-së, por as më
zhvillimet në LDK”.LDK shpreh indinjatë për këtë. "RTK-ja nuk guxon të sillet si kundërshtar politik i LDK-së dhe as i
ndonjë subjekti tjetër, ashtu sikur nuk guxon të punojë për
Kryeministrin, siç po bën tani”.LDK kërkon nga RTK-ja që të sillet si një medium publik që mbahet e funksionon nga taksat e qytetarëve të Kosovës."Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për
cenzurën që kanë vënë Kryeministri dhe Qeveria në Radio Televizionin e
Kosovës dhe për shpërdorimin që po i bëjnë këtij mediumi”, thuhet në
komunikatë. .
LDK thotë se Qeveria po përpiqet të kalojë ligjin me premisa
kundërkushtetuese për RTK-në, "me të cilin synon ta mbajë edhe më tej
nën kontroll”. "Nëse RTK-ja nuk bën përpjekje që të shmang kontrollin, nëse do të
vijojë t’i nënshtrohet Qeverisë e të sillet si kundërshtar politik i
opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës do të konsiderojë se RTK-ja me
vullnet është bërë mjet propaganda në dorë të Kryeministrit, të Qeverisë
dhe të PDK-së dhe se me vullnet po e ndihmon Qeverinë që të sillet jo
si një pushtet, por si një regjim”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus