Kryesore » 2011 » Korrik » 9 » LDK: RTK-ja e Hashimit
4:44 PM
LDK: RTK-ja e Hashimit
Partia më e madhe opozitare, LDK në reagimin e radhës ka kritikuar ashpër RTK-në, duke thënë se është në duart e Hashim Thaçit që po e përdor si mjet propagande. Shkak për reagimin është bërë mënyra e raportimit të konferencës së Ekspertëvë të Shëndetësisë së LDK-së.
"Transmetuesit publik të Kosovës i mungon opozita.RTK-ja ka marrë përsipër të bëjë zëdhënësin e mungur të Qeverisë së PDK-së. Opozita ngelet ndjeshëm pa u përfaqësur në raportimet e RTK-së, ndërsa minutazha mbulohet me propagandë për Kryeministrin dhe Qeverinë.”, thuhet në reagim.LDK thotë se meqë RTK-ja paguhet nga paratë e taksapaguesve kosovarë duhet t’u shërbejë atyre dhe jo kryeministrit Thaçi dhe partisë së tij
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus