Kryesore » 2012 » Maj » 19 » LDK kërkon ndriçimin e atentateve ndaj Rugovës
9:30 PM
LDK kërkon ndriçimin e atentateve ndaj Rugovës
Deklaratat e Agim Hotit, i cili pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-presidentit, Ibrahim Rugova, e kanë shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që t’i drejtohet organeve të gjyqësisë dhe institucioneve më të larta shtetërore për hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve. Këto i ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të 9-të Zgjedhor të FR të LDK-së.ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të 9-të Zgjedhor të FR të LDK-së.Mustafa ka thënë se LDK-ja, dy ditë më parë, i është drejtuar organeve gjegjëse që të punojnë më shumë për zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, si atentatet, tentim atentatet dhe vrasjet, pasi që, sipas tij, kjo do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës."LDK-ja ka kërkuar, para dy ditësh, tek organet përgjegjëse edhe në prokurori dhe organet e gjyqësisë si dhe organet tjera të Republikës së Kosovës, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, të përkrahin një proces dhe të marrin masa që të zbardhen të gjitha këto raste që kanë ndodhur me atentate, tentim atentate, vrasje të njerëzve dhe veprimtarëve. Unë mendojë se shteti jonë do të fitojë në përkrahje të qytetarëve dhe në peshën e tij si shtet ligjor, qoftë se arrin t’i ndriçojë të gjitha këto raste. Ndriçimi i këtyre rasteve nuk ka të bëjë vetëm me LDK-në, por ka të bëjë me qytetarin dhe besimin e qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Kosovapress.

Mustafa gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, i cili mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se LDK-ja, më shumë ka luajtur rolin e opozitës, kur ka qenë në pushtet se sa tash që është në opozitë. Mustafa ka pohuar se LDK-ja nuk bën opozitë sipas shijes së Fatmir Limajt, por sipas kritereve të saja.

"Ne nuk e bëjmë opozitën sipas shijes apo kritereve të Fatmir Limës, por e bëjmë opozitën sipas kritereve tona. Prandaj ne do të vazhdojmë ta bëjmë opozitën ashtu siç e bëjmë ne, pa pasur parasysh çfarë shije mund ta ketë Fatmiri apo dikush tjetër në PDK”, ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus