Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » LDK Hashim Thaçit lexojë Kushtetutën
10:55 AM
LDK Hashim Thaçit lexojë Kushtetutën
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë përgjigjur të mërkurën deklaratave të kryeministrit Thaçi, sipas të cilave, Isa Mustafa është ai i cili e ka bërë tërë këtë pështjellim të situatës, me kërkesën që e kishte bërë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të mandatit të presidentes Jahjaga.
Vjosa Osmani nga LDK-ja ka thënë se kjo është një deklaratë shumë qesharake dhe cinike. Ajo ka thënë se kryeministri nuk ka nevojë të bëjë deklarata të tilla, sepse ka njerëz në Kosovë që e lexojnë Kushtetutën për dallim prej tij, shkruan "Zëri”."Pra kjo deklaratë jepet nga mungesa e informatave, sepse së paku kryeministri duhet ta dijë që interpretimin e amendamenteve kushtetuese e ka kërkuar kryetari i kuvendit, ngase e ka obligim kushtetues një gjë të tillë. Le ta lexojë kryeministri nenin 113 të Kushtetutës dhe do ta shohë ku shkruan shumë qartë se kryetari i kuvendit kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese për amendamentet e propozuara”, ka thënë ajo.Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të deklarimit të presidentes së Kosovës rreth pozicionimit të saj karshi marrëveshjes së arritur një vit më parë e cila e nxori atë në krye të shtetit dhe e akuzoi Thaçin për mosrespektim të marrëveshjes Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Isa Mustafa, duke e fajësuar partinë e tij, se i gjithë ky "pështjellim” është sjellë nga LDK e cila kërkoi të interpretonte amandamentin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes.

Analisti Avni Zogiani konsideron se tashmë është bërë e qartë se LDK-ja është vetëmashtruar me këtë marrëveshje. Sipas tij, lideri i saj, Isa Mustafa, kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje e ka menduar si blerje kohe derisa të vijnë ditë më të mira për partinë e tij.

Edhe analisti Shkelzen Gashi vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka guxim ta braktisë kuvendin për shkak të presionit që do të mund ta ushtronte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus