Kryesore » 2012 » Maj » 17 » LDK apel qytetarëve: Denonconi veprat kriminale
3:57 PM
LDK apel qytetarëve: Denonconi veprat kriminale
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë veprat kriminale dhe të kontribuojnë në zbardhjen e krimeve të rënda. Sipas LDK-së nuk mund të ketë shoqëri të lirë as shtet ligjor në Kosovë përderisa nuk parandalohet e nuk dënohet krimi. ”Deri më sot nuk janë zbuluar e ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentim-vrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtarëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të denoncojnë veprat kriminale, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetimit, të ndjekjes e të gjyqësisë, që të zbardhen krimet e rënda e të ndëshkohen kriminelët. LDK tërheq vëmendjen që drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, kurse krimi i pandëshkuar është krim që mund të përsëritet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus