Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)-së dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore sipas të cilës, kjo e fundit do ta mbështesë kandidatin e LDK-së, Adem Salihaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.Faik Grainca, nënkryetar i degës së LDK-së ka thënë se këto janë dy parti që i bashkon filozofia politike prandaj edhe mund të funksionojnë padyshim së bashku, ndërsa nënkryetarja e degës së LDD-së, Sinavere Rysha ka thënë se pas dorëheqjes se ish-kryetarit të komunës, Bajrush Xhemaili, LDD-ja menjëherë ka marrë masa që të përgatitet për zgjedhjet e e jashtëzakonshme në Ferizaj, transmeton Kosovapress."Mirëpo, gjatë konsultimeve me kryesinë e degës në Ferizaj, e kemi parë të arsyeshme që interesin nacional ta vendosim para atij individual dhe me këtë mënyrë kemi vendosur ta mbështesim kandidatin për këto zgjedhje, Adem Salihajn”, ka thënë Rysha.Të pyetur nga gazetarët se nëse parashihej ndarja e posteve në marrëveshjen e nënshkruar, Grainca dhe Rysha kanë thënë se këto opsione i kanë lënë të hapura.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus