Kryesore » 2012»Maj»4 » Largohen nga puna dy zyrtarë të lartë të Sektorit të Naftës
11:09 AM
Largohen nga puna dy zyrtarë të lartë të Sektorit të Naftës
Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht të Zyrës për Licencim, Rregullim dhe Vëzhgim të Sektorit të Naftës, Ramadan Buzhala, drejtor i saj, dhe Valdete Halimaj, zyrtare ligjore për licencim, janë larguar nga puna me arsyetimin se kanë shkelur ligjin gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Dy të përjashtuarit nga puna e kanë quajtur këtë "vendim politik” që vjen nga krerët e Ministrisë, e cila udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila. Ndërsa drejtues të këtij dikasteri qeveritar thonë se vendimi është marrë bazuar në letrat dhe faktet që flasin për shumë shkelje të bëra, veçmas nga Buzhala, por edhe nga Halimaj, e cila ka respektuar direktivat e tij.
E këto shkelje janë evidencuar edhe nga auditori i brendshëm i Ministrisë, përmes një raporti, një kopje të së cilit e posedon "Koha Ditore”. Aty përmenden shumë gjetje, si shkelje të bëra nga Buzhala në shumë raste.
Por ky i fundit së bashku me zyrtaren ligjore, Valdete Halimaj, me të marrë vendimin për largim nga puna i janë drejtuar Këshillit për Ankesa brenda Ministrisë, i cili megjithatë nuk ka rezultuar me vendim në favor të tyre. Ky mekanizëm ka mbështetur vendimin e shefave të Ministrisë për largimin e të dyve nga puna.
Por krejt këto të dhëna i mohojnë Buzhala dhe Halimaj. Buzhala ka thënë për gazetën se "bërthama e krejt kësaj është që ata (shefat e Ministrisë) kanë dashur të kenë territor të lirë që të bëjnë çfarë të duan me këtë sektor, kurse unë kam dashur të luftoj parregullsitë”.
Buzhala, i cili është në krye të kësaj zyre që nga korriku i vitit 2008, dhe ka kontratë pune deri po në këtë muaj të këtij viti, duke u prononcuar në lidhje me gjetjet e auditorit, ka thënë se "unë jo vetëm se i mohoj gjetjet si të vërteta, por këtë e quaj auditim të paragjykuar”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus