Kryesore » 2011»Maj»8 » Kuvendi merr “ultimatum” nga ministrja Çitaku
1:17 PM
Kuvendi merr “ultimatum” nga ministrja Çitaku
Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar ka marrë një "ultimatum” prej ministres për Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, që deri më 1 shtator t’i miratojë 49 ligje. Në një shkresë që Çitaku e ka dërguar në organin ligjbërës të shtetit, është thënë se deri në fillim të shtatorit duhet të përfundojnë të gjitha obligimet dhe reformat e parapara me Raportin e progresit të vitit 2010 dhe me dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit. "Duke njohur rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe faktin që deri më 1 shtator na ndajnë më pak se pesë muaj, dëshiroj t’ju komunikoj një listë të obligimeve kyç që i përkasin institucionit tuaj (Kuvendit v.j). Zbatimi i këtyre obligimeve do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe në prezantimin e institucionit tuaj në Raportin e progresit 2011”, thuhet në shkresën e Çitakut.
Mirëpo deputetët e Kuvendit konsiderojnë se ministrja Çitaku nuk ka autoritet as për t’ia përcaktuar e as për t’ia bërë me dije Kuvendit obligimet e tij. Burime brenda Kryesisë së Kuvendit e shohin këtë veprim të saj si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Kuvendit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus