Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash hodhën poshtë mocionin e Grupit Parlamentar Vetëvendosje.Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri dhe qeveria të dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri. Gjithashtu mocioni kërkonte ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe qeveria të shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura, para se Serbia ta njoh Kosovën. Mocioni kërkonte gjithashtu ndërprejn e burimit financiar për të strukturarat e paligjshme të shtetit të Serbisë.Votimit të këtij mocioni i ka parapri një debat për situatën politike dhe të sigurisë në veri, ku në interpelancë u ftua kryeministri Hashim Thaçi
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus