Kryesore » 2012»Shtator»26 » Kushtetuesja ndalon shkuarjen në burg të Bajrush Xhemajlit
10:29 AM
Kushtetuesja ndalon shkuarjen në burg të Bajrush Xhemajlit
Të paktën deri më 31 dhjetor të këtij viti ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit. Këtë ia ka mundësuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila të hënën ka vendosur masë të përkohshme të ekzekutimit të dënimit me burg prej dy vjet e gjysmë. Kushtetuesja ka nxjerrë vendimin për masë të përkohshme derisa ta shqyrtojë parashtresën e Xhemajlit me të cilën pretendon se i janë shkelur të drejtat elementare për gjykim të drejtë dhe nuk janë marrë për bazë faktet e mbrojtjes. Me gjithë këto pretendime, tri shkallë të Gjykatës kanë vërtetuar aktakuzën. Ajo e Qarkut e Prishtinës e ka dënuar më dy vjet e gjysmë, shkalla e dytë – Gjykata Supreme e ka vërtetuar në tërësi këtë aktgjykim si dhe shkalla e tretë e Supremes, që merret me mbrojtje të ligjshmërisë nuk ka gjetur asnjë shkelje. Xhemajli ndërkohë ka arritur që ta shtyjë vuajtjen e dënimit me dokumente mjekësore, me të cilat ka bindur kryetarin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, Bashkim Hyseni, se gjendja e tij shëndetësore është e keqe. Atij, gjykata i ka caktuar 17 tetorin e këtij viti si datë kur duhet të shkojë në vuajtje të dënimit
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus