Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » Kushtet e AAK-së
7:04 PM
Kushtet e AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ia ka bërë të qartë Partisë Demokratike të Kosovës se minimumi i kërkesa për t’u futur në koalicion me të nënkupton postin e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Zhvillimit e Ekonomik, ka pohuar për Kosovapress, një zyrtar i lartë i AAK-së, i përfshirë në takimet që po zhvillohen me PDK-në.
Gjithnjë, sipas këtij zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimitet, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka disa muaj që është duke punuar në programin e tij qeverisë dhe se sapo të merret vendimi i Tribunalit të Hagës, për pafajësinë e tij dhe lirimin nga të gjitha akuzat, do të fillohet të flitet hapur."Ai ka muaj që po punon në programin e tij qeverisë. Dijë që po lakon edhe emra njerëzve që do të jenë pjesë e ekzekutimit të pikave më të rëndësishme të programit të tij, të cilat kryekëput do të reflektojnë edhe në ndryshimet të cilat janë më se të nevojshme në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, për këto ndryshime që do të ndodhin së shpejti, janë në dijeni edhe përfaqësues të njohur ndërkombëtarë, të cilët tashmë e kanë kuptuar se proceset e rëndësishme nëpër të cilat duhet të kalojë Kosova nuk mund të udhëhiqen nga kjo përbërje e këtillë e koalicionit aktual.

"S’kemi pse e fshehim. Veriu është një nga temat që s’mund të zgjidhet nga kjo qeveri me përbërjen që ka. Situatën e këtillë nuk mund ta tolerojmë ngase po i kushton shumë Kosovës prandaj i duhet vënë kapakun kësaj pune me një gjetje të një zgjidhje. Ramushi është lider i cili ka guxim të punojë në gjetje të zgjidhjes dhe zbatimit në praktikë të marrëveshjeve që arrihen në tavolinë”, ka pohuar ai duke shtuar se për çdo vonim në këtë aspekt, çmimi për Kosovën do të jetë i lartë dhe dëmet do të jenë të pariparueshme.

Në funksion të kësaj përgjegjësie, sipas tij, AAK nuk ka nguruar të nis bisedat e para me PDK-në, pavarësish përplasjeve në të kaluarën, megjithatë deri tani, ajo ka përcaktuar minimumin e kërkesave të cilat tashmë u janë bërë të qarta përfaqësuesve të PDK-së, në këto takime.

"Diçka kemi bërë publike trashmë. Futemi në koalicion me PDK-në me kushtin që ne ta kemi postin e kryeministrit dhe ai do të jetë për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe me kërkesën tjetër që AAK ta ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai duke potencuar se për pjesë të tjera të marrëveshjeve janë të hapur të bisedojnë po jo më pak se kaq.

Gjithnjë, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë, AAK-ja do ta ketë të mundur ta dëshmojë se si qeveriset me vendin duke ofruar ndryshime të dukshme dhe të prekshme për qytetarët e Kosovës.

"Nuk jemi të interesuar për të qenë dekor i askujt dhe as për poste qeveritare ngase po të donim këtë do të mund ta bënim edhe më herët por AAK nuk hyn në asnjë qeveri ku nuk ka hapësirë veprimi”, ka pohuar ai.

Duke folur për reagimet e para të PDK-së, ai ka thënë se në takimet e deritanishme, nuk ka pasur fjalor çfarë e përdor publikisht, herë pas herë lideri i saj, Hashim Thaçi.

"Duhet ta kuptoni se ai po fletë me nervozë. Ne e kuptojmë se në njëfarë mënyrë ngase ndryshimet do të ndodhin për shkak të paaftësisë së tij dhe jo të dëshirës për ta ftuar në qeveri AAK-në. Megjithatë ne, aktualisht, më se paku po merremi me deklarata e Thaçit për të mos thënë s’po na bëjnë përshtypje fare. Fatkeqësisht, Kosova ka tema më serioze se marrja me këto deklarata”, është shprehur ai.

Sipas tij, deri më tani është folur hapur me PDK-në dhe se nuk është vërejtur ndonjë qasje as pohues as refuzues ndaj ‘minimumit’ të kërkesave të AAK-së, mirëpo, gjithçka, do të dihet brenda pak javësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus