Kryesore » 2011 » Korrik » 18 » Kush janë fajtorët e vdekjes së Dedë Gecajt?
12:47 PM
Kush janë fajtorët e vdekjes së Dedë Gecajt?
Avokati i familjes së Dedë Gecajt, Kolë Krasniqi ka ngritur kallëzim kundër personave që siç thuhet në këtë kallëzim penal, dyshohet se kanë shkaktuar, kanë lejuar ose në mënyra të ndryshme kanë mundësuar vrasjen/vdekjen e të ndjerit Dedë Gecaj në burgun regjional hetues të St. Galen-it, duke kërkuar që ky rast të procedohet nga Prokuroria Speciale e EULEX- it, ngase, siç thuhet, dyshohet se është keqpërdorur misioni i EULEX-it në drejtim të krijimit të rrethanave që mundësuan ekstradimin e kundërligjshëm të të ndjerit Dedë Gecajt në Zvicër, me qëllim të poshtërimit, hakmarrjes dhe torturimit të tij deri në vdekje në burgun regjional hetues të St. Galenit në Zvicër.Ndërsa Prokuroria e Shtetit, i është përgjigjur avokatit Krasniqi, se kompetente për zgjidhjen e kësaj çështje është Ministria e Drejtësisë dhe jo Prokuroria. Mirëpo, avokati Krasniqi pretendon se sipas dispozitave ligjore, vetëm prokurori publik, dhe jo Ministria e Drejtësisë, është e detyruar të fillojë ndjekjen penale, gjithmonë kur ekziston dyshim i arsyeshëm se është kryer një vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe atë pavarësisht nga pozita shoqërore, ekonomike, politike, juridike etj., e kryesit të mundshëm të saj. Ai pretendon se ka prova të reja materiale, si raportin e autopsisë dhe raportin e riautopsisë të siguruara në mënyrë private nga Zvicra, si dhe shpjegimeve gojore të dr. Arsim Gerxhaliut, drejtori i Institutit të Mjeksisë Ligjore në Prishtinë, i cili, si ekspert i deleguar nga Kosova, kishte marrë pjesë në ekipin e mjekëve që kanë zhvilluar riobduksionin në Institutin e Mjeksisë Ligjore të Universitetit të Bernit, në cilësinë e avokatit të të ndjerit Dedë Gecaj dhe i familjes së tij. 
Andaj, avokati Krasniqi ka ngritur kallëzim penal ndaj Deborah Wilkinson, Maria Giuliana Civini, Gey Van Crean, Emilio Gatti, Agim Krasniqi, Avdi Dinaj, Tuomas Oja, Peter Korneck, Gianfranco Gallo, Enver Hasani, Snezhana Botusharova, Robert Carolan, Ivan Cukalovic, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, Gjyljeta Mushkolaj, Almiro Rodrigues, Altay Suroy, Malcolm Simmons, Verginia Micheva-Ruseva, Muharrem Hoti, Osman Cucovic, Riku Jakkola, Martti Harsia, Gerrit Marc Spreneger, Emine Mustafa dhe Haki Demolli, për të cilët ai pretendon se kanë shkaktuar, kanë lejuar ose në mënyra të ndryshme kanë mundësuar vrasjen/vdekjen e të ndjerit Dedë Gecaj. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëmt ë gazetës)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus