Kryesore » 2011»Maj»28 » Kurti: VV në pushtet, më shpejtë se që mendoni
6:15 PM
Kurti: VV në pushtet, më shpejtë se që mendoni
"Neve do të na ofrohet shansi për ndryshime rrënjësore në Kosovë shumë më shpejt sesa njerëzit besojnë, në mos këtë vit, në vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur që me kombinimin e metodave institucionale dhe jashtinstitucionale ne do ta bëjmë një hap të madh dhe do ta kemi një ecje të sigurt”, ka thënë Albin Kurti, lideri aktual i lëvizjes "Vetëvendosje”, në Kuvendin Zgjedhor të qendrës së kësaj lëvizjeje të premten në Malishevë.
Ai ka thënë se "Vetëvendosja” nuk ka hyrë në politikë për të qëndruar shkurt aty.
"Ne jemi tash e 6 vjet dhe do të jemi edhe shumë e shumë vjet të tjerë në politikë për shkak se, në njërën anë, gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe nuk rregullohet shpejt, por ne kemi shumë punë edhe për rregullimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan në përgjithësi”, ka thënë ai, raporton Koha.
Ai ka përmendur se në të kaluarën ka pasur qytetarë që kanë ngurruar t’i bashkoheshin "Vetëvendosjes”, duke vlerësuar se pasi kjo lëvizje të hyjë në institucione, përfaqësuesit e saj do të bëhen si ata që ishin aty.
"Pra, kanë menduar se edhe ne do të bëjmë vrap pas luksit, interesave vetjake, do ta harrojmë popullin dhe sidomos do t’i braktisim qëndrimet, parimet dhe kritikën që e kemi pasur më herët”, ka shtuar ai. Sipas tij, janë demantuar edhe përfoljet se aktivistët e "Vetëvendosjes” do t’i braktisin protestat dhe demonstratat kur të kyçen në institucione. E ka njerëz që, sipas Kurtit, e kanë edhe një ngurrim që t’i bashkëngjiten "Vetëvendosjes”.
"Ka njerëz që kanë një hezitim se ndoshta s’jemi bash demokratikë, ndoshta jemi shumë të centralizuar, ndoshta ka diktaturë tek ne dhe se është zor me hy në ‘Vetëvendosje, se është dera e ngushtë aty dhe nuk të zë”, ka thënë ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus