Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Kurti: Të arrestohen kriminelët e MUP-it në veri
11:09 PM
Kurti: Të arrestohen kriminelët e MUP-it në veri
Dialogu në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, integrimi i veriut të Kosovës dhe reforma zgjedhore, ishin temat për të cilat është biseduar në takimin e sotëm të liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me përfaqësuesin special të BE-së, Samuel Zbogar.Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe njëherë ka paraqitur qëndrimet e partisë së tij duke kritikuar dhe kundërshtuar dialogun politik me Serbinë.
Ai e ka cilësuar dialogun të padrejtë dhe të dëmshëm, meqë po zhvillohet pa kushte për Serbinë dhe për gjëra të brendshme të Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VV.Ndërsa një temë e posaçme për të cilën është folur në takim ka qenë çështja e integrimit të veriut të Kosovës. Kurti ka thënë se metodat socio-ekonomike duhet të kombinohen dhe të zbatohen paralelisht me ato të sigurisë e mbrojtjes.

"Vendosja e rendit dhe ligjit në veri, përfshirë këtu paditë dhe arrestimin e atyre 300-400 kriminelëve të MUP-it famëkeq, duhet të bëhet nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës. Në bërjen e Kosovës sovrane dhe me integritet territorial, vetë Kosova duhet ta ketë pronësinë e saj”, ka thënë Kurti.

Zbogar dhe Kurti u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe takimeve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus