Në një intervistë dhënë gazetës ‘Shekulli” lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, thekson se rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Sipas tij, çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm historik të madh. Më qartë; me Mitrovicën sipas tij, sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar."Çdokush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë, e ka bërë Serbinë më të keqe. As nuk është e drejtë dhe as e dobishme që t’i bëjmë koncesione Serbisë. Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë në funksion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Të gjithë shqiptarët, kudo ku janë kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës, ndaj këto dy shtete ua kanë borxh ndihmën e pakursyer të gjithë shqiptarëve kurdoherë që u shkelen të drejtat. Mendoj se koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialogun e vazhdueshëm me të, tani po pasohen edhe me një lloj indiference ndaj sulmeve terroriste të saj. Çdo lëshim pe, apo indiferencë ndaj veprimeve kriminale dhe destruktive të Serbisë, vetë sa e inkurajon atë më shumë. Mendoj që edhe kryetari i Serbisë, Tadiç dhe kundër-kandidati i tij Nikoliç, janë të mbivlerësuar nga Brukseli, New York-u dhe Washingtoni; i pari si demokrat dhe i dyti si potencial destabilizues. Ne shqiptarët duhet ti kthehemi vetes në mënyrë që të forcohemi dhe me Perëndimin të krijojmë marrëdhënie partneriteti dhe jo servilizmi, duke mos harruar asnjëherë, se Serbia jo vetëm që ka të kaluar dhe të tashmë kriminale, por në të njëjtën kohë i mirëmban planet e saj antishqiptare dhe kundër Kosovës të cilat janë normuar që me Kushtetutën e vet, ku shkruhet se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Kurti.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus