Gjatë ditë së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë, të cilëve u është konfiskuar material zgjedhor. I pyetur se a mund të ketë arrestime të tilla edhe në veri të vendit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se veriu paraqet një sfidë, por ka shtuar se Policia e Kosovës dhe EULEX-i e kanë mandatin për të vepruar edhe në atë pjesë. "Ju e dini, qeveria e Kosovës i ka shpallur ilegale ato zgjedhje. Natyrisht, organizatorët e tyre, apo tentuesit për organizim, do të trajtohen për veprimet e tyre ilegale, sipas ligjit. Edhe trajtimi i tillë është sipas prokurorisë dhe gjyqësorit, por e kanë mandatin e plotë t’i trajtojnë si veprime ilegale, kudo që ata takohen në cilën do pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Në veri jemi të sfiduar më shumë sesa në pjesët e tjera, por kur ka mundësi policia e Kosovës, EULEX-i e kanë mandatin për veprime tilla”, ka deklaruar Kuçi në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës. Ai këto komente i ka bërë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për arrestimet e serbëve, të cilët po fusnin material zgjedhor në Kosovë dhe mundësinë e arrestimeve të tjera në veri të Kosovës, transmeton Kosovapress.Ndërsa në lidhje me deklaratat e Komisioneri për zgjerim të BE-së Stefan Fule për veriun e Kosovës, Kuçi ka thënë se kjo është sqaruar dje që nuk ka një plan sekret për veriun."E para ka qenë mirë që komisioneri Fule ka treguar që nuk ka plan sekret sikur që është propozuar për veriun dhe besoj se kjo u pa qartë. Dhe e dyta, po ashtu, besoj me të drejtë që është në dorën e Kosovës si e mendon atë plan dhe ne mendojmë që plani i Ahtisaarit, Kushtetuta e Kosovës bashkëpunimi ynë me qytetarët serb atje është zgjidhja më e mirë në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus