Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar mundësinë e përfundimit të misionit të EULEX-it në Kosovë, gjatë vitit 2012."Në fund të janarit të 2012-tës , Kosova edhe misioni EULEX do të merren vesh për atë nëse do të përfundojë puna e këtij misioni”, ka deklaruar më tej Kuçi.Duke iu refruar kësaj çështje, sipas tij, përfundimi i punës së EULEX-it do të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar dhe jo të menjëhershme."Kjo pritet të ndodhë dhe ky mision të shndërrohet në një zyrë përfaqësie me staf dhe kompetenca minimale eskluzivisht të monitorimit”, tha më tej ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus